Në kuadër të hetimeve rreth sulmit terrorist të PKK-së të dielën në rrugën “Istiklal” të Istanbulit, ku humbën jetën 6 persona dhe 81 u plagosën, janë arrestuar 50 persona, ndërkaq është konstatuar se terroristja, përgjegjëse për sulmin, Ahlam Albashir kishte planifikuar të arratisej në Greqi.

Hetimet lidhur me sulmin terrorist në rrugën “Istiklal” vazhdojnë nën koordinimin e dy zëvendëskryeprokurorëve dhe tetë prokurorëve publikë në Istanbul.

“Urdhri për sulmin terrorist në Istanbul është dhënë nga qendra e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në Kobani”
Gjatë hetimeve, ku deri më tani janë arrestuar 50 persona, në mesin e të cilëve edhe e dyshuara Ahlam Albashir, janë arrestuar edhe disa punonjës të një punëtorie tekstili ku e dyshuara kishte punuar për një kohë si kamuflim.

Në kuadër të hetimeve është konstatuar se të dyshuarit Ammar J. dhe Yasir K., ditën e ngjarjes e kanë sjellë terroristen Ahlam Albashir dhe të dyshuarin në arrati B. në Beyoglu dhe e kishin lënë pranë sheshit. Të dyshuarit Yasir K. dhe B. më pas u kthyen në lagjen Esenler.

Terroristja Ahlam Albashir, pasi kreu sulmin, në të cilin u vranë 6 persona dhe 81 u plagosën, i telefonoi Yasir K. nga i cili kërkoi “ta merrte”, me ç’rast Yasir K. u përgjigj: “Policia është në çdo vend, nuk mund të vij”. Më pas Albashir kishte ardhur me taksi në lagjen Esenler.

Gjithashtu është konstatuar se i dyshuari Ahmet J. e ka dërguar Ahlam Albashir nga Esenler në shtëpinë e tij në Küçükçekmece dhe se kishte planifikuar ta kalonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Ahmet J,. i cili nuk arriti të zbatojë planin e nxjerrjes në Greqi, në momentet e ndërhyrjes policore ai nuk ndodhej në shtëpi, ku gjeti dhe më pas arrestoi terroristen Albashir.

Më tej theksohet se një nga të dyshuarit Ammar J. e ka dërguar të dyshuarin B., i cili ishte vendosur në të njejtën shtëpi me terroristen Ahlam Albashir, në Edirne për ta kaluar në Bullgari dhe më pas u kthye në Istanbul.

Hetimet ndaj 50 të dyshuarve vazhdojnë ndërsa në mesin e tyre janë Ammar J. dhe vëllai i tij Ahmet J. të cilët janë në mesin e të arrestuarve të fundit në hetimet e deritanishme.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re