Skip to content

DETAJE TË REJA/ Përfundoi pas hekurave të SPAK për “Shpërdorim detyre”, Gëllçi nën hetim nga Prokuroria Speciale që prej shkurtit të vitit 2020

Thoma GëllçI është vënë nën hetim nga SPAK që prej shkurtit të vitit 2020. SPAK hetoi për afro 18 muaj, ku burime thonë se ka mjaft prova që provojnë se ish drejtori i TVSH-së, ka shkelur ligjin.

Ndërkohë që 2 vite pas këtij tenderi që kap vlerën e rreth 870 milion eurove, më konkretisht në maj të vitit 2020, RadioTelevizioni Shqiptar lancoi RTSH Agro, një kanal i dedikuar kulturës së bujqësisë.

Sipas televizionit publik RTSH Agro erdhi në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Pas çeljes së programacionit, për këtë kanal puna ka filluar afro 1 vit më parë, ku Ministria e Bujqësisë në ate kohë nxorri një thirrje për fermerët për një program të quajtur “Agro Stori” në bashkëpunim me GIZ dhe Bashkëpunim Gjerman.

Ndërkohë, Thoma Gëllçi është vënë në prangat e policisë së shtetit mbrëmjen e së premtes me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka kryer abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë drejtor i RTSH-së.

Sikur të mos mjaftonte abuzimi i detyrës për një tender skandaloz prejrreth 1 milionë dollarë, Thoma Gëllçi vazhdonte të mbante peng zyrën e drejtorit të RTSH ndonëse i kishte përfunduar mandati prej 6 muajsh.

Mbrëmjen e djeshme, ishte Policia ajo që ‘çliroi’ zyrën e RTSH nga Thoma Gëllçi, i cili përfunodi në pranga së bashku me 3 punonjës të RTSH, konkretisht Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci, të cilët janë anëtarët që kanë firmosur tenderin korruptiv.

Thoma Gëllçi është ai që rrezikon më shumë, pasi nëse akuzat vërtetohen ai mund të bëje deri në 5 vite burg, ndërsa anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave rrezikojnë deri në 3 vite burg.

/faxweb