Kastriot Islami, ish-deputet që u shoqërua sot në Komisariatin e Policisë kishte dalë të ecte tek Liqeni Artificial, dhe në këtë kohë është ndaluar nga efektivë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 2 të cilët i kanë kërkuar arsyen e mos mbajtjes së maskës.

Pas kësaj oficerët e policisë kanë replikuar me ish deputetin dhe i kanë kërkuar edhe kartën e identitetit të cilën Kastriot Islami nuk e dispononte me vete, pasi kishte dalë për ecje në zonën e Liqenit Artificial.

Për këtë arsye patrulla e përgjithshme e ka shoqëruar në komisariat për të bërë verifikimet e duhura dhe pritet që pas verifikimeve Kastriot Islami të lihet i lirë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re