Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga arrestimet e sotme në Tiranë.

 

Përveç arrestimit të Erzen Breçanit, djalit të tij dhe 7 punonjësve të policisë, masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën.

 

Djali i Berçanit, është i martuar me motrën e këtij të fundit, ndërsa urdhri i tyre është lëshuar pas zbulimit të disa komunikimeve në Skyecc.

 

Këto urdhër arreste janë lëshuar nga prokurori i SPAK Vladimir Mara. Akuzat për 11 të ndaluarit janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re