Avokati Yuri Zenkovich, i cili u arrestua nën dyshimin e përgatitjes së vrasjes së presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe grushtit të shtetit, pranoi plotësisht fajësinë e tij dhe dëshmoi, tha kreu i departamentit hetimor të KGB të Bjellorusisë, Konstantin Bicek.

“Zenkovich ka bërë përpjekje konkrete për të rekrutuar, si dhe dhwnw pwr anëtarë të Forcave të Armatosura, të gatshëm për të marrë pjesë në përmbysjen e dhunshme të qeverisë, një shpërblim monetar. Ai aktualisht është në paraburgim dhe, siç thashë, është akuzuar. Pranoi plotësisht fajin për krimin për të cilin u akuzua. I akuzuari tani po dëshmon në mënyrë aktive për të gjitha rrethanat e veprimeve të paligjshme që ai bëri”, tha Bicek mbrëmë për televizionin Bjellorusi 1.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se ishte ngritur një aktakuzë kundër katër të burgosurve për përpjekje për t’u përgatitur për vrasjen e presidentit dhe kryerjen e një grushti shteti.

“Eshtë një komplot që synon marrjen e pushtetit në një mënyrë antikushtetuese. Të gjithë të akuzuarit kanë rrëfyer,” shtoi Bicek.

Më 17 prill, Lukashenko njoftoi se opozitari Grigory Kostusev, mendimtari politik Alexander Feduta dhe avokati Yuri Zenkovich, po planifikonin ta vrisnin atë dhe djemtë e tij. Ai akuzoi shërbimet e inteligjencës amerikane dhe udhëheqjen e shtetit amerikan për organizimin e atentatit.

Sipas drejtorit të KGB të Bjellorusisë, Ivan Tertel, vrasja ishte planifikuar për në qershor ose korrik të këtij viti.

Sipas FSB, ata planifikuan një grusht shteti ushtarak në Bjellorusi sipas skenarit të përpunuar të “revolucioneve me ngjyrë” me pjesëmarrjen e nacionalistëve lokalë dhe ukrainas, si dhe eliminimin fizik të presidentit bjellorus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re