Digjet gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.

Sipas burimeve të “Fax News”, në zyrën e noterit, veç dokumentave të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë si dhe nje pjese e dokumentacionit të ish notere e shtetit, Ermioni Gjoka, sot notere private, bashkëshortja e ish Kryetarit te Bashkisë Sarande Edmond Gjoka në vitet 2003-2011.

Policia prej disa orësh po vazhdon kqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohesisht po kryen dhe sekuestrimin e zyrës me urdhër të Prokurorit. Për shkak se noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar.

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë. Siç informojnë burimet nga vendngjarja, autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet. Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re