Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës kryeqytetin e vendit tonë, ku si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur një djalë i ri, spëcifikisht 22 vjeç.

Ne lidhje me të shtënat me arme zjarri ka reaguar zyrtarisht Policia e Shtetit, e cila konfirmoi plagosjen e te riut Redi Balla, 22 vjec, pasi në sallën operative kanë mbërritur telefonata për të shtëna me arme zjarri ne Komunen e Parisit, aty ku policia ka mberritur me shpejtesi dhe kane nisur hetimet.

Sipas infomacioneve në dispozicion, Balla është qëlluar 4-5 herë në gjymtyrë, këmbë, dhe është transportuar në spital, ku dhe është nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje shëndetësore delikate.

Ndërkohë, pas ngjarjes, burimet konfirmuan për Fax Neës dhe Fax Ëeb se i riu i lënduar është një person me burime të shëndosha financiare, në të njëjtën kohë person problematik.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re