Një 26-vjeçar u vetëhodh nga kati i tretë i Urgjencës së Elbsanit pasditen e kësaj të diele. Bëhet me dije se i riu i identifikuar me inicialet H.P ishte i infektuar me koronavirusin Covid-19.

Burimet bëjnë me dije se i riu ishte duke u kuruar në shtëpi, ndërsa në spital ndodhej për të kryer analizat i cili ndodhet në katin e tretë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e ka cuar të riun në këtë akt.

Ndërkohë i riu ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re