Skip to content

Detaje të reja/ Zbulohet arma me silinciator që u përdor në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që ndodhi paraditen e kësaj të hëne në fshatin Sheq të Fierit, ku mbeti i vdekur Shëlzen Kastrati. Burimet bëjnë me dije se është gjetur arma e krimit. Automatiku i tipit ‘Scorpion’ me silinciator është gjetur në makinën e djegur nga autorët.

Makina e cila dyshohet se është përdorur nga autorët është gjetur pak më parë e djegur plotësisht në fshatin Mbrostar të Fierit. Ndërsa pas kontrollit të automjetit është gjetur arma e tipit automatik e cila dyshohet se është përdorur në atentatin e Shëlzen Kastratit.

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç, njihet si një person i qetë, ndërkohë vlen të përmendim se ai është i vëllai i Klement Kastratit, personit të cilit iu bë atentat 4 vite më parë po në Mbrosar të Fierit, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

/faxweb