Detaje të reja janë zbardhur këto orë të para të mëngjesit të së martës në lidhje me zjarrin që tmerroi banorët e qytetit të Fushë-Krujës pak para mesnate dhe vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Burimet kanë konfirmuar për Fax News se qyteti i Fushë-Krujës është i mbuluar nga tymi i zi nga mesnata, për shkak të vënies së zjarrit një grumbulli të gomave të përdorura.

Sipas të njëjtave burime, zjarri ka nisur rreth orës 23:00, dhe ishin familjaret që ndodhen pranë pirgut të gomave që lajmëruan zjarrfikësit, të cilët vunë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Ndërkohë, gomat e përdorura, në Fushë-Krujë përgatiteshin për furrat e gëlqeres, të cilat operojnë ende në zonën e Krastës, ndonëse aktiviteti i tyre cilësohet i paligjshëm.

Ndotja e madhe nga djegja e gomave shtellungat e tymit kane mbuluar qytetin e Fushe Krujes duke shkaktuar katastrofe mjedisore, vunë në dukje burimet.

Për më tepër, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, prandaj dhe hetimet përkatëse po kryhen për zbulimin e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re