TIRANE – Të tjera detaje janë zbuluar rreth të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Burime për BalkanWeb raportojnë se të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një sherri mes dy personave tek zona e “Pallatit me shigjeta”.

Ata kanë qenë këmbësorë dhe janë përballur me njëri-tjetrin në rrugë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua nga banorët e zonës.

Autoritetet arritën të arrestojnë njërin prej të përfshirëve në konflikt.

I shoqëruari në polici ka thënë se ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të personit që ishte në konflikt, mëson BalkanWeb.

Njoftimi i policise

Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.

 (e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re