Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Sanxhakut në qytetin e Laçit. Një sasi e madhe eksplozivi i është vendosur shtëpisë së Skënder Likajt, por që fatmirësisht nuk pati persona të plagosur.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, thotë se pista kryesore ku po heton Policia është ajo e hakmarrjes, pasi familjarët e Likës janë të përfshirë në disa ngjarje me sfond kriminal të ndodhura në këtë zonë. Djali i Skënderit aktualisht është në burg pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

“Në fakt sa i përket ngjarjes, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tashmë policia po heton në pistën e hakmarrjes. Kjo referuar ngjarjeve të mëparshme ku janë përfshirë familjarët e Skënder Likaj. Ky i fundit ka qene i ndaluar nga Policia e Lezhës bashkë me djalin e tij. Lleha Likaj, i cili dyshet se është autori i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në dhejtor të 2021, për të cilën ndodhet dhe në burg, dhe Skënder Likaj është liruar nga akuzat pasi nuk është provuar”, raporton ai.

Ai thotë se edhe nipi i tij është arrestuar për ngjarjen e rëndë të 2020 ku u vranë dy biznesmenë në Mamurras.

“Familja Likaj nuk është skeduar vetëm për këtë ngjarje pasi nipi i tij. Ilir Likaj, është arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve të maj të 2020 në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Likaj, ky i fundit s’ka lidhje farefisnore dhe në fakt e gjithë vëmendja është përqendruar te pista e hakmarrjes”, raportoi gazetari.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re