Skip to content

Detaje tronditëse, autovetura shpërtheu në flakë pasi u godit nga kamioni, drejtuesi u dogj brenda

Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dhjetë metra nga dalja e tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë me targa të huaja.

Për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.