Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku Tefik Tashi 58-vjeç vrau kunatën e tij, Alma Qevani.
Policia ka zbuluar detaje të reja nga krimi i rëndë.
Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar 58-vjeçarin, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Ngjarja është shënuar në orën 13:00, ndërsa 44-vjeçarja u transportua me shenja jete në spital. Por për shkak të plagëve të marra, ajo ndërroi jetë.
Elbasan
Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.
Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë patrullimit në territor, në zonën komunitare, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit T. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
