GREQI – Një incident familjar ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e së shtunës, 24 shkurt, në Agia Varvara, kur një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy të miturve. Ky i fundit ka humbur jetën.

Para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në tragjedi.

Lexo edhe :Related Posts

Si ndodhi vrasja

Sipas informacioneve, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat. Në katin e parë jetonte vajza me 57-vjeçarin dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa në të dytin vjehrri me djalin, kunatin e 57-vjeçarit.

57-vjeçari me profesion mjek dyshohet se i ka kërkuar vëllait të gruas të zbresë në shtëpinë e tyre për të mbajtur njërin nga fëmijët, në mënyrë që ai vetë të shkojë diku me fëmijën e dytë.

“Zbrisni dhe mbajeni fëmijën se duhet të shkoj diku me fëmijën tjetër”, dyshohet se i ka thënë 57-vjeçari.

69-vjeçari e ka marrë vesh dhe ka pritur që të kthehej. Kur e gjeti në hyrje e qëlloi dy herë me pushkë. Pas vrasjes, djali i autorit, i cili është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet.

Ndërsa 69-vjeçari, pas vrasjes së 57-vjeçarit, ka marrë pushkën në dorë dhe është larguar. Por ai u gjet dhe u arrestua.

Sipas informacioneve, 69-vjeçari ka pohuar në polici se vajza e tij nuk po kalonte mirë me dhëndrin. Mirëpo, djali i tij pretendon se nuk është kështu dhe se çifti ka pasur një marrëdhënie normale./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re