Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Çollepek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri banal një 60-vjeçar ka vrarë me armë djalin e xhaxhait dhe nusen e tij si dhe ka plagosur djalin e tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase 60-vjeçari I.I pasi është konfliktuar me të afërmit e tij për një vend parkimi ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa ka mbetur dhe vetëi plagosur.

Lexo edhe :Related Posts

60-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për atë se çfarë ndodhi.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re