Skip to content

Detaje tronditëse/ Nuk mjaftoi që i vrau vajzën por i kërkoi edhe të paguante shpenzimet mortore

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen në mediat greke lidhur me vrasjen e Carolinës fatkeqe, ku burri i saj i mori jetën duke e mbytur në gjumë.

Së fundmi avokati i familjes së Carolinës ka zbuluar se Babis Anagnostopoulos, pasi i kishte vrarë të bijën, kishte kërkuar nënës së Carolinë që të paguante parat e arkivolit dhe shpenzimet mortore.

Arkivoli i Caroline u kërkua nga autori që të paguhej nga nëna e saj dhe ajo e pagoi atë.” tha avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis.

Ndërkohë mediat greke, raportojnë se pak para krimit Caroline po shikonte për një apartament me qira në Athinë, ku edhe kishte planifikuar që të studionte në një shkollë kuzhine.

/faxweb