Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një defekti elektrik në dhomën e një të moshuare ku ishin të pranishëm dy persona.

Fillimisht kanë marrë flakë orenditë dhe më pas zjarri është përhapur më tepër.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar një e moshuar e paralizuar, e cila pas ndërhyrjeve të stafit është nxjerrë nga dhoma dhe është transportuar drejt spitalit.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka neutralizuar flakët.

Ndërsa policia po vijon hetimet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re