Skip to content

Detajet/ Autori ende në arrati, zbulohet emri i të plagosurit në Maliq, dëshmia e banorit: U zunë për…

plagosja ne korce

Zbulohet emri i personit të plagosur sot me thikë në Maliq.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Hamolli, i cili dyshohet se është plagosur nga shtetasi me inicialet M.R, i cili ndodhet në arrati. Ndërkohë një bashkëfshatar i të plagosurit pohon se ata janë zënë për punën e qenve të stanit.

“Ka shumë vite që jeton në Sovjan. Merret me aktivitetin e bagëtive. Është njeri i mirë. I qetë. As trazon as, kushedi si e ka patur punën. Për punën e qenve me këtë!”, tha banori i zonës.