Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur viktima katët persona dhe një i plagosur.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Në makinë udhëtonin 5 persona. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re