Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Sukth ku një makinë ka rënë në ujërat e lumit Erzen si pasojë e përplasjes me një automjet tjetër.

Sipas policisë, në bordin e mjetit që ra në lumë ishin tre pasagjerë, ndërsa mjeti u përplas nga një automjet që drejtohej nga një shtetase.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re