Skip to content

Detajet e reja/ Shtatë rastet e reja punonin në fasonerinë e mbyllur, mes tyre edhe një 65-vjeçar

rrrrr

Kruja është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara sot me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm sot në Krujë janë konfirmuar shtatë  raste të reja, duke e çuar numrin në total në 18 numrin e të infektuarve.

Mësohet se të shtatë personat e infektuar janë punonjës fasonerie, mes të cilëve edhe një 65-vjeçar.

Ndërkohë që katër prej personave që kanë rezultuar pozitivë, janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës.