Detaje të reja janë mësuar në lidhje me tragjedinë e trefishtë që ndodhi në Tiranë, ku mbetën të vdekur Bujar dhe Valentina Mata, burrë e grua dhe dhëndri Majlind Lala.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se autori i ngjarjes, që vrau dhe veten në fund kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqi.

Majlind Lala shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë.

Ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në fund. Pas këtij krimi ai ka qëlluar dhe një herë vetën me thikë, pasi arma i ishte bllokuar dhe më pas është hedhur nga kati i dytë ku më pas ka gjetur dhe vdekjen.

Po ashtu mësohet se Lala me orgjinë nga Burreli, kishte braktisur gruan në Suedi dhe kishte pak kohë që ishte zhvendosur dhe jetonte në Greqi.

Ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e nuses dhe mësohet se nga Greqia kishte ardhur vetëm për të zgjidhur konfliktin, por që përfundoi me tre viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko