ELBASAN- Zbulohet kush është pronari i “Benz”-it që u dogj pjesërisht në orët e para të kësaj të diele në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Burime të “BalkanWeb” pranë policisë së këtij qyteti, konfirmojnë se mjeti është në pronësi të Arben Haxhiymerit, pedagogut të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Haxhiymeri është njëkohesisht edhe bashkëshorti i Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale. Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se kjo është makina e dytë qe i digjet në pak muaj, për arsye ende të panjohura.

Gjatë dy viteve të fundit në Elbasan ju janë djegur makinat edhe dy pedagogeve të tjerë të këtij Universiteti. Ndërkohë që vetëm nga Fakulteti Ekonomik janë 6 pedagogë nën hetim për korrupsion.

NJOFTIMI I POLICISEMë datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re