Zef Guri është viktima e të shtënave me armë pasditen e kësaj të mërkure në Dukagjin. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur Gjin Guri.

 

Deri tani nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata bën me dije se në vitin 2021 Gjin Gurit iu vendos një sasi tritoli në lokal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re