DURRES – Gjashtë inspektorët e arrestuar në portin e Durrësit, kishin ndërtuar një skemë të mirëfilltë korrupsionit, përmes së cilës merrnin rryshfet duke lejuar hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Burime zyrtare të policisë thanë se veprimet korruptive, zbuluar nga hetimet disa mujore, kryheshin kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Në përfundim të hetimeve, në pranga ranë inspektorët Kalosh Sula, Luan Çelaj,Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, Eduart Matmuja.

Gjithashtu Gjykata në Durrës ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

LEXO EDHE: EMRAT/ Shpërdoruan detyrën, arrestohen 6 inspektorët e Portit të Durrësit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re