Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Makina është në pronësi të vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Sakaq, raportohet se ka vetëm dëme materiale

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re