Aksident mes tre makinash në aksin rrugor Elbasan- Papër, është kthyer në një tragjedi të rëndë, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur.

Siç informoi edhe policia, aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K.

Viktimat kanë qenë pjesë e së njëjtës familje, nga qyteti i Gramshit, ndërsa një nga viktimat është identifikuar si shtetasi Oltion Shehi 29 vjeç.

Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re