Ka përfunduar seanca për caktimin e masave të sigurisë për 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Gjykata ka caktuar masën “Arrest me bug” për 24 prej tyre, ndërsa masën “Arrest shtëpie” për katër të tjerët.

Gjykata ka lënë në burg:

1. Aleks Memaj

2. Jovan Memaj

3. Aleksandër Neço

4. Shkëlzen Kamberi

5. Benard Tahiraj

6. Mereglen Çaçi

7. Erind Hysomenaj

8. Klajdi Ademi

9. Toni Kushi

10. Erion Hoxhara

11. Çezar Gjomemo

12. Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës

13. Malton Lleshi

14. Shkëlzen Daçi

15. Eltion Bregasi

16. Paul (Agustin) Deda

17. Hekuran Marku

18. Hamid Seferi

19. Leonidha Sejdiaj

20. Ilir Gaba

21. Geri Zylyftari

22. Erlind Zylyfttari

23. Artan Zylyftari

24. Festim Lela, Ish-oficeri i policisë, i proceduar më parë për trafik narkotikësh

Gjykata ka lënë në arrest shtëpie: Luan Zylyftarin, Ilirjan Ballën- shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqin- punonjës i policisë së Kavajës dhe Maksim Sotën- prokuror në Vlorë, ish kandidat për në prokurorinë e posaçme.

Ky operacion ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua të premten me 28 të arrestuar, mes të cilëve një prokuror, një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare.

Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Hetimet për këtë operacion janë bërë nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë. 38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko