Nga Esido Barkaj 

Ky është Dritëro Azemi, kosovari i shpallur në kërkim nga antitrafikët e Tiranës, i konsideruar si një nga kokat e grupit kriminal që u godit pak ditë me pare ku u sekuestruan 203 kallepë tritoli me peshë 46 kg në total.

Lexo edhe :Related Posts

Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije se Azemi është një emër i njohur për drejtësinë. Më datë 7 prill të vitit 2022 plagosi me armë zjarri në një lokal nate në periferi të Tiranës Shpëtim Metalian.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u akuzua për plagosje te rëndë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve.

Ndërkohë tashmë ai është në sërish në kërkim për trafik ndërkombëtar të armëve dhe eksplozivëve.

Flaka Abdullahu është 25-vjeçarja gjithashtu nga Kosova e shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi.

Emrat e tyre dolën në pah pas dëshmisë së 3 të arrestuarve Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku te cilët pranuan dhe zbërthyen me detaje në dëshminë e tyre mënyrën sesi kishin arritur të fusnin në territorin e Shqipërisë 203 kallepët e tritolit, të ndara në dy valixhe dhe të futura në kartona lëngjesh frutash.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se këta persona kanë lidhje të forta me bandat kriminale në qytetin e Shkodrës.

Për këtë kanë nisur hetimet për të zbardhur disa ngjarje kriminale me tritol të shënuara gjatë kohëve të fundit në qytetin verior ku dyshohet se 5 shtetasit nga Kosova janë të përfshirë. Jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë ka dyshime se pjesë e grupit kriminal mund të jetë ata persona që kanë siguruar lëndët shpërthyer në disa atentate dhe ngjarje të tjera të rënda./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re