Kanë përfunduar hetimet për dosjen e bujshme “184”.
Kështu, mësohet se për këtë çështje Prokuroria e Dibrës ka marrë të pandehur 4 persona.
Ata janë Robert Aga, ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre;
Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.
Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar per shpërdorim detyre.
Hasan Hoti, njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.
Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj është kërkuar pushimi i çështjes.