Skip to content

DETAJET: Plagosën dy efektivët e policisë dhe u larguan, atentatorët të afërm të ish deputetit të PD-së

Dy efektivët e policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj janë plagosur nga dy të rinj të cilët nuk kanë pranuar që ndaj tyre të ushtrohej kontroll nga patrulla.

Bëhet me dije se atentatori është i afërm me ish deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Autori në fjalë nga të dhënat paraprake është identifikuar si Nikollë Vorfi, por me mbiemrin e ndryshuar njihej edhe si Nikollë Fufi.

Autorët e ngjarjes janë larguar me një automjet tip Audi nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dhënat e mjetit se bashku me makinën u janë shpërndarë të gjitha pikave të policisë jo vetme në Mamurras por dhe qytete të tjera për të bere ndalimin e tyre.