Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet.
Malaj është cilësuar si ish-gjyqtari më i pasur në Shqipëri.
Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.
Shkaku i arrestimit të Malajt nuk dihet ende. Ai është denoncuar disa herë nga persona të caktuar në qytetin e Vlorës, ndërsa ka kërkuar dhe mbrojtje për shkak të frikës se mund të eleminohej nga persona të lidhur me krimin e organizuar.
Le të kujtojmë se Malaj para përjashtimit nga sistemi, mbylli karrierën në drejtësi duke marrë vendimin për pushimin e çështjes së vjedhjes së 400 milionë eurove të shqiptarëve përmes skemës CEZ ku ishin të implikuar ish kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
