Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat, ku janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën e Uznovës.

Konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.

Kanë qenë pronarët e lavazhit, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tpz

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re