Skip to content

DETAJET/ Shpërthim në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthimi ndodhi paraditen e sotme në një kompani private në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan,  ku mbetën të plagosur 3 punonjës.

Policia e Elbasanit sqaron se incidenti ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit, por fatmirësisht nuk mori flakë.

Më tej policia bën me dije se 3 punonjës e subjektit që operonte brenda Metalurgjikut janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve..

“Në një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia. ()