Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lezhë, ku 5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 15 vjeçare.

Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka pasur si pikënisje, faktin që e mitura kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej dhunuesve ku sipas saj ka qenë e detyruar t’a bënte një gjë të tillë.

Më pas kanë nisur shantazhimet drejt saj nga 5 personat të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin zotëronin videon ku e mitura shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër.

E mitura dhe familjarët e saj, të ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike kanë bërë denoncimin në komisariatin e Lezhës për rastin në fjalë. Dhunuesit njiheshin me vajzën e mitur pasi banonin në të njëjtin fshat.

Sipas të dhënave të bëra me dije, shantazhimet kishin nisur prej kohësh, por në kohët e fundit, e mitura merrte kërcënime të vazhdueshme nga të pestë personat e përfshirë në abuzimin seksual.

Nga të dhënat e raportuara, mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17 vjeçari A.Gj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re