Muharrem Zilija i arrestuar disa muaj pasi ka kërcënuar me jetë drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili është dënuar me 10 muaj burg.

 Arrestimi i  autorit është kryer me vendim të gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Ai i kishte dërguar një mesazh kërcënimi Ismailit në telefon në muajin nëntor 2019, ku i shkruante “se atë dhe familjarët i tij i pret një fund i tmerrshëm”.

“Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut” thuhet në mesazhin dërguar Ismailit.

Zilija, kërcënimin ndaj kreut të Burgjeve e ka bërë nga një numër që fillimisht nuk mund të identifikohej.

Kallëzimi për kërcënim është bërë nga Ismaili dhe përmes mesazheve të dërguara në numrin e tij të telefonit u bë dhe gjetja e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re