Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të dy të rinjve në Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Ndërkohë policia po merr në pyetje persona të ndryshëm, familjarë e të afërm të çiftit për të nxjerrë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë. Policia ka ngritur dyshime të tjera edhe pas ekspertizë mjekësore, pasi dy të rinjve u vinte aroma e fooksinës. Megjithatë në ambientin ku ata u gjendën nuk ka patur asnjë ambalazh të kësaj lënde helmuese.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut sasia e fotoksinës në trupin e burrit dhe të vajzës e cila ndërroi jetë, është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë futur në ushqim ose në pije, dhe duhen disa orë nga konsumimi që era e fotoksinës të dale si aromë pasi është tretur në organizëm, lëng, apo ushqimin në të cilën është tretur. Konkretisht në morgun e spitalit aroma e fortë e fotoksinës ka ardhur nga trupi i vajzës, ndërsa në momentin e parë mjekët ishin të paqartë se si ishin helmuar.

Ndërkohë mjekët shpjegojnë se kur fotoksina pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë, ndersa kur ajo përdoret me diçka tjetër si pije apo ushqim era e saj del pas disa orësh, kjo është indicija që shtyn policinë të hetojë në këtë drejtim pasi nga të gjitha dëshmitë, çifti nuk kishte pasur asnjë konflikt me njëri tjetrin. Familjaret kanë deklaruar në Polici se nuk ka pasur kurrë gjatë këtyre 5 ditëve që nusja ishte bërë pjesë e familjes se tyre debate apo grindje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re