Skip to content

Detajet: Vdekja e nënës dhe të bijës, dyshohet se janë vetëflijuar. Ishin praktikante të Jehovait

 

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi janë gjetur të pajeta pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë, në banesën e tyre. Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Blerta Josifi ëhstë në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, pasditen e sotme shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr.6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifin 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Bëhet e ditur se s’kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale por por dyshohet vetëflijim. Dyshohet se shkaku lidhet me faktin që nëna dhe vajzat ishin praktikante te Jehovait.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.