Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur rreth dy orë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbetën të vdekur në vend dy këmbësorë.

Edhe pse në fillim u raportua se viktimat ishin bashkëshortë, burime për “Faxweb” bëjnë me dije se ata një lidhje e tillë mes tyre nuk ekziston. Sipas informacioneve, ata ndodheshin afro 20 metra larg njëri-tjetrit tek vijat e bardha duke kaluar rrugën në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re