Kryesekretarja e Gjykatës së Lartë Klaudia Marku është larguar nga banesa e saj që prej ditës së djeshme.
Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i 34-vjeçares, mbrëmjen e së enjtes.
Klaudia Marku është nënë e dy fëmijëve ndërkohë paraprakisht dyshimet janë se gruaja është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të renë të largohet nga banesa e saj, duke lënë edhe dy fëmijët e mitur.
Megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Prokuroria e Lezhës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Lezhë
Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.
Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.
Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.
…
/faxweb
