Në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e Milan Radojiçiç në krye të një komandoje serbe që vrau policin Afrim Bunjaku mesnatën duke u gdhirë e diela, ka një detaj që nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Aty, në oborrin e Manastirit të Banjskës, numri dy i Listës Serbe komunikon me dikë në radio, ku informohet se mbi ta është një dron që po i vëzhgon. Radojiçiç e të tjerë me të ngrejnë kokat për të parë mjetin përgjues, pas së cilit vijon një veprim nga të gjithë: mbulojnë fytyrën dhe futen brenda godinës ku janë stacionuar.

Pra, deri në atë moment ata janë fytyrëzbuluar dhe informacioni që i vjen në radio kapos së tyre bën që të vënë kapele për të mos u dalluar nga droni që i vëzhgon dhe i regjistron.

Pyetja që ngrihet: kush e informon famëkeqin serb në radio mbi syrin fluturues të Policisë së Kosovës mbi ta?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko