Një detaj i protestave pro Trump, të cilat degjeneruan në dhunë në Uashington, ishte dhe prania e një kryqi. Ndodhi kjo para selisë qeveritare në Michigan.

Kujtojmë se protesta u mbajtën dhe Georgia, Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Nevada dhe Arizona, ku u përpoqën të anulonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Por në kryeqytetin Uashington ishte e gjithë vëmendja, pasi aty ndodhi dhe e paimagjinueshmja, pushtimi i Kapitolit nga ana e turmave të zemëruara dhe të nxitura nga Trump.

Prania e kryqit në një prej protestave, është dhe përcjellje e një mesazhi fetaro-ideologjik që përmban fryma “Trump”.

Attempting to put up a cross at the cap. #Elections2020 #Michigan @LSJNews pic.twitter.com/Z7fnW8Ccpl

— Christian Martinez (@ChristianM_CA) January 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re