Pas deklaratave të presidentit të republikës, ka reaguar Ministria e Jashtme, e cila bën thirrje për qetësi. “Për ministrinë e jashtme, procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj  kërkon qetësi, maturi, institucionalizim dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”, thuhet në deklaratë. Ministria thekson se letra e kreut të shtetit po shqyrtohet nga ekspertët e këtij dikasteri.
 
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e presidentit të republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve”, thuhet në deklaratë. Ne reagimin e Ministrisë se Jashtme theksohet se çështjeve të ngritura nga presidenti i Republikës do t’u jepet përgjigjet në rrugë institucionale.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re