Nga e mbrëmja e së mërkurës deri të premten anijet dhe jahtet turistikë kujdes me daljet në det, paralajmëron Kapiteneria në Sarandë.

“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, paralajmëron Kapiteneria  në Sarandë.

Ky paralajmërim  i Kapitenerisë Sarandë në drejtim të varkave turistike vjen pas të dhënave të bëra publike nga Shërbimi Meteorologjik, se që nga mbrëmja e së mërkurës deri të premten valëzimi, kryesisht në orët e pasditeve, do të jetë deri në 5 ballë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re