Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të marrë masa ekonomike që të gjithë të marrin pagat në fund të muajit.

Në një lidhje për News 24, shefi i qeverisë tha gjithashtu se Shqipëria po vepron si shumica e vendeve që kanë zgjedhur të mos testojnë për koronavirusin të gjithë ata që dyshojnë se janë të prekur, por ata që kanë shenjat klinike si i parashikon protokolli edhe i OBSH.

““Nuk jemi në situatën ku deti bëhet kos, por jemi në situatën ku edhe kosin do ta kursejmë. Do t’u japim më të prekurve atë që u takon. Do t’u lehtësojmë sado pak plagët duke i ndihmuar. Do të lehtësojmë disa barra, por jemi në një luftë dhe do të kursejmë.

Sot që flasim është kthyer debat mbarëbotëror dhe shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne, nuk testohen të gjithë, vetëm ata që kanë shqetësime të posacme apo janë kontakte të drejtperdrejta të atyre që janë identifikuar të prekur dhe në regjim spitalor, test mund te duam edhe une edhe ti, por ne nuk e dime a e kemi, por edhe pse mund ta kemi, s’na duhet testi sepse 80% e atyre që do preken s’do ndiejnë asgje e s’do ta marrin vesh kurrë qe jane prekur.

Ne duhet të sillemi njësoj sikur e kemi e të mbrojmë veten e të tjerët, te qendrojme ne shtepi njesoj sikur e kemi virusin, e po i beme keto ne e kemi bere detyren tone.

Zvicra ka filluar të testojë ata që janë mbi 65 vjec se ata janë më të prekshmit dhe më të dobetit, dhe ata që kanë sëmundje kronike, këshilla është qësnro në shtëpi, izolohu edhe brenda shtëpisë, aty ku e lejon hapësira, kjo historia e testeve ka hapur debat port ë gjithë anojnë nga jo testet pafund, por focus te ata që janë më të rrezikuarit. Po të shikoni mesataren në rajon të testeve të kryera ne jemi në një raport të linjëzuar me të tjerët, Kroacia ka bërë vetem disa dhjetëra më shumë se ne, nuk ka nevojë të bëjmë teste, por të sillemi sikur e kemi virusin.

Përndryshe katandisemi si Lombardia, që nuk kishte më pajisje, e kur erdhi puna të bënin zgjedhje mes një të moshuari dhe një të riu se kujt t’ja vinin respiratorin, numrat në Shqipëri do të rriten, nuk ka si të ndodhë ndryshe, ajo që duhet është të ruajmë rritje graduale e të mos shkojmë në kurbën marramendëse që na vë para pamundësisë për ti trajtuar të gjithë.

As një vend, as Kina, nuk këput të gjithë zinxhirin ekonomi të vendit, por ato hallka, që sapo të rëndësishme, dhe sado e dhimbshme të jetë, nuk vënë në pikëpyetje ditën e nesërme. Nëse do të këpusnim zinxhirin e vendit totalisht, vërtete do ishim më të izoluar, por do ishim duke hapur atë gropë që thash dhe duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës. E cila duhet të rifillojë me sa më pak plagë dhe jetë të humbura. Pa u gjendur në një shteg qorr, ku do të detyrohemi të hamë njëri tjetrin.”, tha Rama.”- tha Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re