Sot kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë, ku do të diskutojë për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është ajo e detit.

Pas takimit me homologun grek, Rama do të udhëtojë në Bruksel për një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të thirrur nga Federica Mogerini.

Kjo e fundit do të zhvillojë një takim lamtumire në Bruksel, me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Në muajin shtator kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim e homologun grek në New York. Për këtë takim mediat greke shkruan se homologu grek i kishte kërkuar Ramës respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe jo shpronësimeve në zonën e Himarës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re