Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të kursantëve në Policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij drejtuar kursantëve, Ministri Balla u shpreh se detyra që do të marrin është përgjegjësi dhe se do të marrin vendime të vështira.

Ai theksoi se detyra e tyre është të parandalojnë krimet, të mbrojnë qytetarët dhe të dërgojnë para drejtësisë shkelësit.

“Dita e sotme është e rëndësishme në përballjen tonë me sfidën për të rinuar Policinë e Shtetit shqiptare. Policimi kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Nëse secili prej jush brenda vetes i ka këto cilësi atëherë jeni gati. Vijojeni me kurajo këtë përpjekje për tu bërë punonjësi i devotshëm i policisë së shtetit. Kemi nisur sot një rrugëtim të gjatë, por jam i sigurtë që do t’ju nderojë.

Do të vazhdojmë me programin e strehimit të punonjësve të policisë, të familjeve të reja të punonjësve të policisë. Duke filluar nga nesër do të merrni vendime të vështira. Detyra e policimit është përgjegjësi. Hetoni dhe parandaloni krimin, të mbroni qytetarët dhe shkelësit ti çoni para drejtësisë. Detyra që keni marrë është sfiduese do t’ju vendosë para dilemave dhe zgjedhjeve shumë komplekse që prekin jetën e njerëzve. Uniforma që mbani është simbol i besimit që shteti dhe publiku kanë vendosur tek ju”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re