Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar tre ditë pasi e kishte shpallur në kërkim. A. M., 33 vjeç, dyshohet se i ka hequr lirinë një 24-vjeçareje dhe e ka detyruar që gjatë një periudhe dy mujore të ushtronte prostitucion.
34-vjeçari në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë detyruar të renë që të kryejë aktivitetin e paligjshëm. Raportohet se ai shfrytëzonte lokalin e tij për të zhvilluar këtë aktivitet.
“Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit”, thuhet në njoftim.