Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë detyruar dy të mitur që të kryenin veprime të turpshme ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Shtytja e të miturve në krim”, të shtetasit G. R., 20 vjeç, banues në Korçë dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të shtetasit J. A., 22 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ditën e djeshme, shtetasi G. R., në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se ka detyruar dy të mitur të kryenin veprime të turpshme me njëri-tjetrin. Ndërsa shtetasi J. A., ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar krimin, pranë organeve të rendit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re